Dy persona dënohen me nga një vit burg për grabitje

Kronikë e zezë

Dy persona dënohen me nga një vit burg për grabitje

Më: 10 prill 2014 Në ora: 17:03

Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Ibrahim Idrizi, shpalli aktgjykimin, ndaj të akuzuarit Bekim Vari dhe Ilmi Qeli, për kryerjen e veprës penale grabitja nga neni 255 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës.

Të akuzuarit Bekim Vari e Ilmi Qeli, u dënuan me dënim burgimi prej 1 viti secili. Kryetari i Trupit Gjykues Ibrahim Idrizi me rastin e shpalljes së aktgjykimit tha se, “Pas këshillimit dhe votimit, Trupi gjykues shpall dhe komunikon këtë aktgjykim, Bekim Vari dhe Ilmi Qeli janë fajtor sepse me qëllim që vetit ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të personave të tjerë.

Me këtë kanë kryer veprën penale grabitje nga neni 255/3 të KPK-së, andaj Gjykata në bazë të dispozitave të nenit, 3, 6, 13, 34, 38 e 255/3 i gjykon të akuzuarin Bekim Vari dhe Ilmi Qeli me dënim burgimi në kohëzgjatej prej nga 1 vit”, tha kryetari i Gjykata me këtë rast sqaroi se në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 19.12.2006 deri më datën 10.04.2007, kurse pjesën tjetër të dënimit do ta vuajn pasi aktgjykimi të marr formën e prerë. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat