25 vite burg për Ardian Prrenjasin

Kronikë e zezë

25 vite burg për Ardian Prrenjasin

Më: 10 prill 2014 Në ora: 17:00

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 25 vjet burgim për Ardian Prrenjasin i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur. Gjithashtu, gjatë seancës së sotme, organi i akuzës kërkoi që t’i hiqej e drejta për të përfituar lirim me kusht. Ardian Prrenjasi i cilësuar si “monstra” i Laprakës u arrestua në mars të vitit 2013, pasi kishte marrë peng një fëmijë dhe kishte abuzuar me të. Gjithashu, Ardian Prenjasi dyshohet se është vrasësi edhe i 11-vjeçarit Julian Çela, i shpallur i humbur që prej 30 Dhjetorit të 2012. Para hetuesve, ai pranoi se ishte autori i rrëmbimit, vrasjes dhe më pas fshehjes së trupit të vogëlushit 11-vjeçar, por 8 muaj pas këtyre deklarimeve, Prrenjasi mohon një gjë të tillë. Ai pretendon se i ka bërë këto deklarime nga frika, dhuna dhe presioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat