E mitura tenton vetëvrasjen me barëra

Kronikë e zezë

E mitura tenton vetëvrasjen me barëra

Më: 10 prill 2014 Në ora: 13:36

​Një vajzë e mitur vetëm 13 vjeç në një mërzitje të momentit për rrethana që ende nuk bëhen të ditura, ka tentuar ti japë fund jetës. Për këtë arsye vajza me banim në lagjen nr.18 të Durrësit ka tentuar vetëhelmimin duke pirë një grusht ilaçesh dhe konktetisht paracetamol.

Synimi i saj ishte fundi fatal, por ndërhyrja e familjarëve pasi e kanë gjetur në gjendje të rëndë, ka rezultuar vendimtare duke bërë të mundur që e mitura të shpëtojë. 13 vjeçarja u dërgua në spitalin e Durrësit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithsesi nga ana e policisë vijojnë hetimet për të zbuluar arsyet që e detyruan 13 vjeçaren që të zgjedhë fundin e jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat