Zhduken dy vajza pas pune, i kap policia në port

Kronikë e zezë

Zhduken dy vajza pas pune, i kap policia në port

Më: 10 prill 2014 Në ora: 13:16

Dy vajza njëra nga fshati Fishtë dhe tjetra nga fshati Tale në Lezhë, janë zhdukur pa gjurmë menjëherë pas përfundimit të punës. Mësohet se dy vajzat me iniciale R.G., 24 vjeç dhe M.A., 19 vjeç janë shpallur në kërkim, pas denoncimit të familjarëve të tyre.

Të afërmit e dy vajzave kanë kërkuar ndihmën e policisë pasi dy vajzat në përfundim të punës, nuk ishin kthyer në banesë, duke u zhdukur pa asnjë gjurmë. Por mesnatën e kaluar nga efektivët e policisë kufitare të Portit të Durrësit, në dalje të tij u bë konstatimi dhe kapja e tyre.

Pas kësaj vajzat i kaluan efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Lezhës për të zbuluar më tej detajet e zhdukjes së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat