I jep fund lidhjes, 27- vjeçari përdhunon adoleshenten

Kronikë e zezë

I jep fund lidhjes, 27- vjeçari përdhunon adoleshenten

Më: 10 prill 2014 Në ora: 12:18

Një ri nga Pogradeci është prangosur pas akuzës nga e dashura e tij për dhunë dhe përdhunim.


Mësohet se 27-vjeçari Klevis Guçe ka rrahur me grushte dhe ka përdhunuar të dashurën adoleshente me iniciale Xh.L.


Ngjarja ka ndodhur paraditen e së martës në periferi të qytetit. Sipas bluve, 17-vjeçarja kishte hipur në makinën e Guçes, me të cilin kishte lidhje dashurie që prej disa muajsh.


Hetuesit e çështjes pohuan se vajza i ka thënë të dashurit të saj se do i jepte fund lidhjes me të.


I indinjuar nga vendimi i të dashurës, Klevis Guçe e ka goditur atë me grushte në fytyrë dhe trup.


Por “inati” i 27-vjeçarit nuk ka përfunduar me kaq, pasi ai e ka përdhunuar adoleshenten.


Pas denoncimit të prindërve të kësaj të fundit, policia ka arrestuar agresorin.


Gjatë marrjes në pyetje, Guçe ka deklaruar se e keqtrajtoi të dashurën vetëm nga dashuria dhe se nuk mund të pranonte ndarjen me të.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat