Lezhë, arrestohen dy grupe hajdutësh, të dënuar edhe më parë

Kronikë e zezë

Lezhë, arrestohen dy grupe hajdutësh, të dënuar edhe më parë

Më: 10 prill 2014 Në ora: 09:53

Dy grupe hajdutësh, të gjithë adoleshentë, që vidhnin banesa dhe supemarkete janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Lezhës.
Sipas policisë së Lezhës, të arrestuarit janë të moshës nga 15-17 vjeç, të dënuar edhe më parë për vjedhje në zona të ndryshme të qytetit.
Një grup përbëhej nga dy persona me iniciale R.D 17 vjeç dhe A.Gj 16 vjeç, ndërsa grupi tjetër R.I 17 vjeç, E.K 17 vjeç dhe A.P 15 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat