Operacion Shqipëri-Greqi, kapen 273 kg drogë, sekuestrohen 4100 euro

Kronikë e zezë

Operacion Shqipëri-Greqi, kapen 273 kg drogë, sekuestrohen 4100 euro

Më: 10 prill 2014 Në ora: 09:49

Rreth 23 kilogramë drogë janë sekuestruar në Shqipëri mëngjesin e sotëm gjatë një operacioni të përbashkët të realizuar me palën greke, ndërsa 250 kilogramë drogë u kapën në Greqi. Gjatë operacionit të realizuar nga policia e Tiranës u sekuestruan gjithashtu edhe rreth 4 100 euro. Ndërkaq, policia ka bërë të mundur edhe arrestimin 4 e personave me iniciale G.D, E.J, F.P, F.D.

Policia njofton se operacioni antidrogë është duke vijuar në kërkim të personave të tjerë që merren me shitjen e lëndëve narkotike. -

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat