Hyn në xhami për tu "falur", vjedh para

Kronikë e zezë

Hyn në xhami për tu "falur", vjedh para

Më: 9 prill 2014 Në ora: 22:11

Një i ri në Bair të Mitrovicës në kohën e namazit të ikindisë hyri në xhami për të vjedhur.Kamera e sigurisë e kapi atë teksa interesohet për arkën në të cilën besimtarët lënë ndihma si sadaka.
I riu e dëmtoi kamerën, ndërsa besohet se vodhi të hollat e arkës, por edhe disa gjësende tjera.
Kryetari i Bashkësisë islame në Mitrovicë, Jetish Berisha tha se kamerat u vendosën në disa institucione fetare, për ta parandaluar vjedhjet.Duke qenë se akti i së hënës është dokumentuar, ai po pret reagim nga policia.Në polici tha se nuk ka të dyshuar për këtë rast por se hetimet janë duke vazhduar, transmeton KlanKosova.
Zëdhënësi Avni Zahiti konfirmoi se nuk janë shfrytëzuar xhirimet si provë materiale, por tha se në xhami janë marrë shenjat e gishtërinjve, në bazë të të cilave shpreson ta gjejë hajnin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat