Has, përplasen dy automjete, vdes fëmija 8 vjeç

Kronikë e zezë

Has, përplasen dy automjete, vdes fëmija 8 vjeç

Më: 9 prill 2014 Në ora: 18:26

Një fëmijë 8-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zaharisht të Hasit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga aksidenti janë plagosur edhe dy persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e është transportuar më helikopter drejt Tiranës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje e ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat