Vdekja e Karelit, sot në hetuesi 6 gardianë të tjerë të burgut

Kronikë e zezë

Vdekja e Karelit, sot në hetuesi 6 gardianë të tjerë të burgut

Më: 9 prill 2014 Në ora: 15:27

Sot pritet të dëshmojnë në hetuesinë e Serresit 7 prej 15 gardianëve të burgut të Nigritës, të akuzuar për vrasjen me tortura të të dënuarit shqiptar Ilia Kareli. Por sipas avokatëve të tyre, pritet që ata sot të paraqiten në hetuesi vetëm për të marrë dosjet e akuzës dhe do të kërkojnë disa ditë afat që të përgatisin deponimet e tyre.

Dje 6 prej 8 gardianëve të burgut të Nigritas, që akuzohen për torturimin me pasojë vdekjen e Ilia Karelit, janë dërguar në qelitë e paraburgimit, pas deponimeve në hetuesi, të cilat zgjatën nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë, nën masa të rrepta sigurie.

Dy gardianë të tjerë morrën liri me kusht, që të mos largohen nga vendi dhe të paraqiten rregullisht në polici, ndërsa njeri prej tyre duhet të paguajë edhe një garanci prej 5000 euro.

Janë 15 zyrtarë të burgut, të cilët janë të akuzuar për torturimin dhe vdekjen e Ilia Karelit. Drejtori i burgut nuk përfshihet në këtë listë, pasi ai akuzohet për fshehje dhe mbulim të krimit.

Ndërkaq lidhur me çështjen e mungesës së zemrës në trupin e të ndjerit, mësohet se mjekësia ligjore në Athinë, ku u krye ekspertiza, ka konfirmuar se zemra është hequr me qëllim autopsinë dhe ka njoftuar autoritetet shqiptare për ta marrë atë në dorëzim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat