Horror në Spanjë, prindërit e varrosin fëmijën të gjallë

Kronikë e zezë

Horror në Spanjë, prindërit e varrosin fëmijën të gjallë

Më: 9 prill 2014 Në ora: 11:17

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën dhe mbarë opinionin publik. Kjo pasi, një çift nga Bolivia, pranoi se kanë groposur të gjallë vajzën e tyre vetëm pak orë pas lindjes, në një park në rrethinat e Madridit. Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të trupit, ndërsa janë gjetur disa kocka të vogla. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në dhjetor të vitit 2012, ku çifti i ri kishte kryer një akt barbar, duke varrosur vajzën e sapolindur në një kuti këpucësh, në një park në San Cristobal, të Villaverde, në periferi të Madridit.

Sipas policisë, çifti i ri thuhet është ndihmuar nga një person tjetër, nga i zoti i shtëpisë, të cilën këta të fundit e kishin marrë me qira, duke bërë që të tre të arrestohen. Mësohet se pas vrasjes makabre çifti ishte ndarë. Ndërkohë, policia u vu në dijeni të ngjarjes nga partneri aktual i gruas, një i ri 27-vjeçar, pasi kjo e fundit i kishte treguar detajet e së kaluarës së saj.

Gjithsesi të ndaluarit bashkëpunuan me policinë duke u treguar vendin, ku e groposën të sapolindurën, çka bëri që policia të zbulojë disa mbetje kockore, por në një vend tjetër të parkut. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbuluar arsyet që e shtynë çiftin drejt vrasjes së saj. Kjo ngjarje e rëndë, ka tronditur mbarë opinionin publik në Spanjë. Tashmë pritet dhe vendimi për pjesëmarrësit në krim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat