Gjirokastër, kapet 150 kg drogë në një mjet, në kërkim poseduesi

Kronikë e zezë

Gjirokastër, kapet 150 kg drogë në një mjet, në kërkim poseduesi

Më: 9 prill 2014 Në ora: 09:01

Rreth 150 kilogramë drogë është sekuestruar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, ndërsa është shpallur në kërkim drejtuesi i mjetit. Droga është gjetur në një makinë tip “Benz” në aksin Gjirokastër-Tepelenë, gjatë realizimit të operacionit “Pasarela”.
Makina me targa false drejtohen nga shtetasi me iniciale S.K nga Fieri, i cilë sapo vuri re praninë e policisë, devijoi mjetin nga rruga kryesore duke u drejtuar për në fshatin Hormovë.
Duke përfituar nga errësira, shtetasi S.K braktisi mjetin dhe drogën, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 120 pako, dhe ishte fshehur në bagazh dhe në sediljet e mjetit.
Ndërkaq materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat