Greqi, arrestohet shqiptari, e akuzojnë për 62 grabitje

Kronikë e zezë

Greqi, arrestohet shqiptari, e akuzojnë për 62 grabitje

Më: 8 prill 2014 Në ora: 23:48

Në Greqi është arrestuar një shqiptar, i cili figuronte me shumë identitete.
Astrit Athani është arrestuar nga Skuadra kundër Terrorizmit (EDA), në një fshat në rrethin Famagusta të Greqisë.
Sipas policisë, Athani njihet edhe si Giorgio Thathani, dhe kërkohej nga autoritetet greke për vrasje me paramendim, tentativë vrasjeje, grabitje, vjedhje dhe një mori të veprash të tjera.
Shqiptari me shumë identitete dhe datëlindje, akuzohet se ka marrë pjesë edhe në një vrasje më dy qershor të 2012-ës në Kessariani, ku u vra një 30-vjeçar dhe u plagos dhe vëllai i këtij të fundit.
Në total ndaj shqiptarit rëndojnë akuzat për vrasjen në qershor të 2012-ës, si dhe për 62 grabitje dhe vjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat