Shkodër, i riu vitet me thikë për mënyrën e shikimit

Kronikë e zezë

Shkodër, i riu vitet me thikë për mënyrën e shikimit

Më: 8 prill 2014 Në ora: 19:27

Mënyra e shikimit është bërë shkak i një vrasje në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe në Shkodër. 18-vjeçari Kristian Kaçaj është qëlluar disa herë me thikë nga shtetasi Marjan Lepuri, duke i shkaktuar atij plagë të rënda në trup dhe për pasojë ka gjetur vdekjen në spitalin rajonal të Shkodrës. Në këtë ngjarja ka mbetur i plagosur rëndë dhe kushëriri i viktimës shtetasi Mirash Kaçaj 24-vjeç, i cili që prej mbrëmjes së djeshme vijon të jetë i shtruar në spitalin e Shkodrës.

Sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë së Shkodrës, autori i këtij krimi është shtetasi Marjan Lepuri, i cili që prej mbrëmjes së djeshme është shpallur në kërkim. Burimet shtojnë se konflikti mes tre personave ka ndodhur fillimisht në ambjentet e një lokali dhe më pas përleshja mes tyre ka vijuar në rrugë. I ndodhur përballë dy kushërinjve Kaçaj, sipas burimeve të policisë autori ka përdorur një thikë, duke qëlluar disa herë në trup Kristian dhe Mirash Kaçaj.

“Pse më shef”
Mes të dëmtuarve dhe autorëve të krimit ka nisur një debat me fjalë dhe më pas situatata është përkeqësuar në përdorimin e grushtave dhe thikave. “Pse më shef”-kjo ka qënë fjala që Marjan Lepuri i ka thënë 18-vjeçarit Kristian Kaçaj. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur me të njëjtën formë, duke bërë që palët të përfshihen në konflikt. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Bajzë të komunës Kastrat, kur dy të afërmit kanë qënë duke u futur brenda një lokali, në ato momente 18-vjeçari Marjan Lepuri u është afruar dhe kanë nisur të debatojnë njëri me tjetrin, pasi Lepuri u ka kërkuar llogari Kristjan dhe Mirash Kaçajt pse e shikonin me inat. Në këto momente kanë nisur të debatojnë ndërsa 18-vjeçari Lepuri ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar të parin 18-vjeçarin Kristjan Kaçaj, në ato momente ka ndërhyrë edhe 24-vjeçari Mirash Kaçaj, por edhe ky i fundit është qëlluar nga Lepuri.

Arratia
Pasi ka kryer krimin Marjan Lepuri është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa dy të rinjtë janë dërguar me urgjencë nga banorët e zonës në spitalin e Shkodres. 18- vjeçari Kristjan Kaçaj është futur në sallën e kirurgjisë, por për shkak të hemoragjisë nuk ka mundur të jetojë dhe ka humbur jetën, ndërsa kushëri i tij ka marrë ndihmën e parë dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Polcia e Shkodrës ka shkuar në banesën e Lepurit ku ka kryer një kontroll të imtësishëm. Ndërkohë kërkimet janë shtrirë në disa fshatra të zonës ku mendohet se është strehuar shtetasi Marjan Lepuri. Për të hedhur dritë mbi rrethanat e këtij krimi, policia ka shoqëruar në komisariat dhjetëra persona, të cilët janë marrë në pyetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat