Mbi 2 tonë drogë drejt Italisë, bllokohet në port ngarkesa

Kronikë e zezë

Mbi 2 tonë drogë drejt Italisë, bllokohet në port ngarkesa

Më: 8 prill 2014 Në ora: 15:20

Durrës, 8 prill 2014 - Një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike u sekuestrua nga policia kufitare në portin e Durrësit.

Për rrjedhojë u bë arrestimi në flagrancë i 41 vjeçarit maqedonas Aco Nikolovski. I sipërpërmenduri do të udhëtonte drejt Italisë pas imbarkimit në traget të kamionit tip “Scania” me targa SU 0172 SB dhe trajlerit me targë SU 0094 SB, në të cilin transportonte 45 copë divane, ku gjatë kontrollit, në brendësi të secilit prej tyre u konstatuan nga 50 pako të mbështjella me natriban, të dyshuara si kanabis sativa.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se aktualisht vijon peshimi i lëndës narkotike e cila ishte destinuar për në Itali, ndërsa paraprakisht përllogaritet të jetë në peshën 2 tonë e 250 kilogramë.

Lidhur me këtë rastm ndërkohë që vijojnë verifikimet përkatëse, materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat