Në Portin e Durrësit kapen 600 kg kanabis

Kronikë e zezë

Në Portin e Durrësit kapen 600 kg kanabis

Më: 8 prill 2014 Në ora: 15:08

Policia kufitare në Portin e Durrësit sekuestroi një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, në një kamion që kishte destinacion Italinë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se rreth 600 kg kanabis u zbuluan në një kamion gjatë kontrollit në terminalin e trageteve, transmeton BW. Mësohet se lënda narkotike kishte destinacion shtetin fqinj, ndërsa nuk dihet ende prejardhja e saj.

Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe po punon për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat