Operacioni “Braka” zbulon prostituta dhe lokale qejfi në Tiranë

Kronikë e zezë

Operacioni “Braka” zbulon prostituta dhe lokale qejfi në Tiranë

Më: 8 prill 2014 Në ora: 13:26

Tiranë, 8 Prill 2014 Klodiana Kotorri - Disa femra të cilat përdornin trupin e tyre për shuarje epshesh të meshkujve në Tiranë, si dhe persona të tjerë që ishin sporti i tyre, janë identifikuar nga policia dhe një operacion i posaçëm është zhvilluar për shkatërrimin e këtij grupi.

Romina Ruzhdi Serica (Rusta), 23 vjeçe, lindur dhe banuese ne Elbasan, Mimoza Mehmet Dalti, 44 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Përparim Xhelili, 50 vjeç, banues në Tiranë, janë arrestuar.

Kurse do të ndiqen në gjendje të lirë V.G., 40 vjeçe, lindur ne Diber dhe banuese në Tiranë, Emine Fadil Qershori, 43 vjeçe, banuese në Allias Tiranë dhe Mirjan L, 32 vjeç, banues në Tiranë.

“Këto shtetas u arrestuan pas marrjes në kohë të informacioneve për veprimtarinë e tyre, ku është bërë e mundur dokumentimi dhe goditja për veprat penale “Shfrytëzimit për prostitucion”, “Mbajtje të lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni””, - tha policia e Tiranës.

Detajet e operacionit “Braka”

Operacioni u zhvillua mbrëmë në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë ku dhe u zbulua lokali i cili shërbente për të prostituuar.

Tre të arrestuarit Përparim Xhelili, 50 vjeç, banues në Tiranë, Romina Serica, 23 vjeçe, banuese në Elbasan dhe Mimoza Dalti, 44 vjeçe banuese në Tiranë kishin marrë me qira një lokal në rrugën “Jordan Misja” në të cilin dyshohet se dy femrat kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt shumës së parave prej 50 mijë lekësh të vjetra.

Sipas policisë Përparim Xhelili dyshohet se siguronte klientët në ambientet e lokalit dhe në një dhomë të veçantë në këtë lokal femrat prostituonin.

Policia tha se në gjendje të lirë do të hetohen edhe dy klientët V.G, 40 vjeç dhe M.L, 32 vjeç si dhe Emine Qershori, 43 vjeçe. Kjo e fundit punonte në këtë lokal që shërbente si bazë prostitucioni.

Agjentët e antitrafiqeve kishin siguruar informacione prej tre javësh për aktivitetin e jashtëligjshëm të tre personave dhe u vunë në lëvizje për kapjen e tyre. Dyshohet se lokali ishte marrë me qira prej tyre rreth pesë muaj më parë.

Ndaj të arrestuarve janë ngritur akuzat e “Shfrytëzimit për prostitucion”, “Mbajtje te lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat