Droga gëlon pambarimisht, qindra kg kalojnë sërish në Portin e Durrësit

Kronikë e zezë

Droga gëlon pambarimisht, qindra kg kalojnë sërish në Portin e Durrësit

Më: 8 prill 2014 Në ora: 00:36


I riu shqiptar, 160 kg hashash në makinë të vjedhur në Greqi Sekuestrohet 549 kg marijuanë, arrestohet 45 vjeçari
Nuk ka të sosur sasia e madhe e drogës që po gëlon në territorin shqiptar dhe ajo që synon “tregun” evropian.

Mbrëmjen e së hënës disa qindra kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë qarkulloi në Portin Detar të Durrësit, duke synuar depërtimin në territorin italian përmes imbarkimit në një nga tragetët e linjës ndërkombëtare.

Burime zyrtare policore në vendkalimin kufitar portal të Durrësit i thanë agjencisë noa.al se midis 600 deri 900 kilogramë është sasia e drogës që u gjet sonte në një kamion gjatë kontrollit të rastësishëm në terminalin e trageteve.

Droga po shkonte në Itali dhe policia pohon se nuk kishte ndodnjë të dhënë paraprake që të çonte në operacion të posaçëm.

Lënda narkotike kishte destinacion shtetin fqinj, Itali. Policia ka ndaluar Aco Nikolovski, drejtues i kamionit me targa SU 0172 SB dhe rimorkio SU 0094 SB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat