Sherri për një vështrim, një 1 vdekur, 18-vjeçari thika ndaj kushërinjve në M.e Madhe

Kronikë e zezë

Sherri për një vështrim, një 1 vdekur, 18-vjeçari thika ndaj kushërinjve në M.e Madhe

Më: 7 prill 2014 Në ora: 21:02

Vetëm për një shikim, është shkaktuar tragjedi në një lokal në Bajzë të Malësisë së Madhe. Dy kushërinjtë Kristjan dhe Mirash Kacaj janë qëlluar me thikë nga 18 vjeçari Marjan Lepuri.
Si pasojë e plagëve të rënda 18-vjeçari, Kristjan Kacaj, nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa kushëriri i tij ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës.
Policia ka identifikuar si autor të krimit shtetasin Marjan Lepuri, i cili është shpallur në kërkim. Mendohet se gjithçka është kryer nën efektin e alkoolit. Marjan Lepuri u është drejtuar me fjalët:
“Pse më shikoni?” Dhe pas një konflikti verbal, ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi ta, në prani edhe të disa personave të tjerë prezentë në lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat