Shkodër, 20-vjecarja pret damarët, policia i gjen drogë në banesë

Kronikë e zezë

Shkodër, 20-vjecarja pret damarët, policia i gjen drogë në banesë

Më: 7 prill 2014 Në ora: 16:20

Një 20-vjecare ka tentuar të vrasë veten ditën e sotme në Shkodër. Policia tha se ka nisur procedim penal ndaj saj për shkak se pas njoftimit për ngjarjen, në banesën e të resë është gjetur drogë.

Burimet zyrtare kanë pohuar se me datën 06. 04. 2014, filloi procedimi penal, në ngarkim të shtetases Simona G., vjeç 20, banuese në Shkodër.

Procedimi filloi pasi kjo shtetase ka tentuar të vrasë veten duke prerë damarët e duarve dhe të qafës.
Sipas policisë, nga kryerja e veprimeve në banesën e kësaj shtetase, në ambientin ku ka tentuar të vetëvritet, në çantën e saj, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1.8 gram lëndë narkotike e dyshuar si Mariuhanë.

Kjo shtetase ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje kritike për jetën. Materialet në Prokurori, nenet 99 dhe 283/1 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat