Policia konfiskoi sasi të mëdha të drogës

Kronikë e zezë

Policia konfiskoi sasi të mëdha të drogës

Më: 7 prill 2014 Në ora: 12:32

Policia e Shqipërisë thotë se ka konfiskuar 1.6 tonë të kanabisit, që besohet se ishte drejtuar për në Itali.
Droga është gjetur dje në një mal afër Vlorës, që është pika më e afërt detare për në Itali.
Një person është arrestuar dhe disa të tjerë janë shpallur të kërkuar, ka njoftuar sot policia.
Shqipëria, njëri nga vendet më të varfëra të Evropës, prodhon sasi të madhe të marihuanës dhe është pikë tranzitore për heroinën aziatike, raporton AP nga Tirana.
Qeveria e këtij vendi e ka bërë prioritet luftimin e prodhimit dhe trafikimit të drogës, derisa Shqipëria synon integrim në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat