Digjet automjeti i ish kryetarit të veriut të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Digjet automjeti i ish kryetarit të veriut të Mitrovicës

Më: 7 prill 2014 Në ora: 09:10

Automjeti Hyundai pronë e Aleksandar Spiriq, ish kryetar i përkohshëm i veriut të Mitrovicës, është djegur mbrëmë, ndërsa nuk ka të lënduar, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 pas mesnate në rrugën ‘Drvarska’ në veri të Mitrovicës.

Motivet e këtij incidenti nuk dihen, por dyshohet që sulmi të ketë prapavijë politike. Spiriq ka qenë anëtar i G-17, ndërsa para dy jave ka kaluar në Partinë Progresive serbe (SNS).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat