Emigranti shqiptar në Itali vritet me një plumb në ballë

Kronikë e zezë

Emigranti shqiptar në Itali vritet me një plumb në ballë

Më: 6 prill 2014 Në ora: 20:28

Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është goditur me armë zjarri në Itali. Viktima është identifikuar si 23 vjeçari Qamil Hyraj (ose Shyraj), i cili punonte si bari në këtë zonë.

Hetuesit mendojnë se pas vrasjes mund të fshihet një larje hesapesh mes mafias, e cila ende nuk dihet se çfarë lidhje mund të ketë pasur me të riun.

Ngjarja ndodhi në Torre Castiglione, pranë Porto Cesareo në Lecce. Në foto shikoni pamje tek vendi i ngjarjes. Sipas ekspertizës dhe të dhënave të para, i riu është vrarë me një plumb në ballë.

Zyrtarët italianë kanë konfirmuar se viktima punonte si bari në një fermë, Masseria Roi. Ka qenë pikërisht punëdhënësi i Hyraj, ai i cili ka gjetur trupin e viktimës në një furgon dhe ka njoftuar më pas organet kompetente.

Siç raporton korrespodenti i Noa.al në Itali, punëdhënësi u ka treguar karabinierëve se ka qenë duke i çuar ushqimin djaloshit, i cili prej disa ditësh ishte me bagëtinë në mal, por e ka gjetur atë të vrarë dhe me një plumb në kokë.

Komuniteti italian vendas në dëshmitë që dha për policinë tha se e njihnin gjerësisht djaloshin shqiptar, si njeri i qetë dhe i respektueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat