2 ton drogë në Vlorë, 1 i arrestuar dhe 5 në kërkim

Kronikë e zezë

2 ton drogë në Vlorë, 1 i arrestuar dhe 5 në kërkim

Më: 6 prill 2014 Në ora: 19:31

2 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa u sekuestrua nga një operacion i policisë së Vlorës, duke vënë në pranga një person dhe duke shpallur në kërkim 5 persona të tjerë.

Në cilësinë e provës materiale e sekuestrua lënda narkotike, një zetor, një fuoristradë të cilat ishin të përfshira në transportin e lëndës narkotike.

Ndërkohë operacioni i policisë vijon ende në terren në zonën e Hidroverit. Dyshohet se lënda narkotike ishte e destinuar për tu trafikuar, ndërsa nuk dihen ende identitetet e personave të përfshirë në këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat