Kërkesë për sjelljen e zemrës së Kumes në Shqipëri

Kronikë e zezë

Kërkesë për sjelljen e zemrës së Kumes në Shqipëri

Më: 6 prill 2014 Në ora: 16:21

Ndërkaq Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë është duke pritur që autoritetet greke të sjellin në Shqipëri zemrën e 42 vjeçarit shqiptar për të bërë autopsinë e plotë mbi shkaqet e vdekjes së tij. Raporti paraprak, i dorëzuar një ditë më parë prokurorisë së Fierit thotë se vdekja e Kudret Kumes ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar me sende të forta. 42 vjeçarit i ishte thyer kafka, kraharori, disa brinjë si dhe i mungonte zemra. Kumes i është bërë autopsia edhe në Greqi dhe vetë mjekët ligjorë shqiptarë thanë se gjatë këtij procesi viktimave u hiqen organe të trupit për nevoja të ekspertimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat