Sukth,zjarr në një fabrikë prodhimi vajrash dhe gomash

Kronikë e zezë

Sukth,zjarr në një fabrikë prodhimi vajrash dhe gomash

Më: 6 prill 2014 Në ora: 11:05

Një fabrikë prodhimi vajrash dhe gomash është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Sukth të Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit të Sukthit ndërsa mësohet se zjarri është i përmasave të mëdha.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të Durrësit dhe të Portit të këtij qyteti dhe po bëjnë të mundur lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.
Mësohet se nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në fabrikë ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat