Rritet numri i të rinjve të cilët kanë probleme me alkoolin

Kronikë e zezë

Rritet numri i të rinjve të cilët kanë probleme me alkoolin

Më: 6 prill 2014 Në ora: 10:51

Tiranë- Rritet numri i të rinjve të cilët kanë probleme me alkoolin. Në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", çdo ditë paraqiten 10 persona të alkoolizuar, ku një numër i madh i tyre janë adoleshentë. Në një intervistë për GSH, shefi i shërbimit të Toksikologjisë, Zihni Sulaj shprehet se të rinjtë nën moshën 30 vjeç përbëjnë gati 30 për qind të rasteve që shtrohen.
"Jemi përpara një problemi mjaft serioz. Është shumë alarmante të shikosh të rinj të moshës 14-15 vjeçare që vijnë të dehur e të intoksikuar në Urgjencë. Ne kemi statistikat tona, rreth 30-40% e aktivitetit të punës sonë lidhet me pacientë me probleme me alkoolin. Nuk ka ditë që të mos vijnë në Urgjencë 8-10 ose edhe më shumë persona të alkoolizuar. Situata bëhet edhe më e mprehtë në ditë të caktuara festash, apo gjatë fundjavave të pushimit. Numri ndonjëherë shkon edhe në 20 apo 30 vetë, ka pasur raste që kanë ardhur edhe grupe të tëra individësh, që vijnë të dehur, të intoksikuar. Të rinj të varur, për fat të keq, ka plot. Mosha nën 30 vjeç e tyre zënë rreth 30% të të gjitha rasteve, që shtrohen këtu me probleme madhore të varësisë ndaj alkoolit. Duhet me çdo kusht të kemi një program kombëtar të ndërhyrjes, për edukimin, parandalimin primar, por edhe trajtimin e kurimin", - deklaron Prof. Dr. Zihni Sulaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat