Gostivar: Nëna shkel aksidentalisht me makinë vajzën e saj 15 vjeçare

Kronikë e zezë

Gostivar: Nëna shkel aksidentalisht me makinë vajzën e saj 15 vjeçare

Më: 6 prill 2014 Në ora: 10:44

Gruaja 41 vjeçare E.A nga fshati Balindoll të Gostivarit, ka shkelur aksidentalisht me makinë vajzën e saj 15 vjeçare e cila i tregonte nënës drejtimin për ta parkuar makinën.
Sipas SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë reth orës 19 në fshatin Balindoll të Gostivarit. E gjitha ka ndodhur kur vajza i ka treguar nënës së saj drejtimin për ta parkuar makinën e tipit “Golf”, kur papritmas vajza u godit nga makina dhe u vu nën rrota duke i thyer të dy krahët.
Pas tragjedisë, vajza 15 vjeçare u trajtua në spitalin e Gostivarit, por për shkak të lëndimeve serioze, ajo u transferua menjëherë në Klinikën e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat