"Kareli", drejtori i burgut të Nigritas: Kush ka për ta goditur, ta bëjë tani

Kronikë e zezë

"Kareli", drejtori i burgut të Nigritas: Kush ka për ta goditur, ta bëjë tani

Më: 6 prill 2014 Në ora: 09:52

Hollësi tronditëse ka botuar sërish shtypi grek për torturat që u ushtruan mbi të dënuarin shqiptar, Ilia Kareli, në burgun e Nigritas.

Një oficer i shërbimit të brendshëm ka dhënë dëshmi të rëndësishme, sipas të cilit, ishin disa persona, që goditën shqiptarin, por 2 prej tyre e bënin këtë me një egërsi më të madhe. Një nga ata e godiste më bërryl në gjoks dhe i theu brinjët e kafazit të kraharorit.

Në minutat e torturës një nga rojet bërtiti: “Ndaluni se do ta vrisni”, por askush s’e dëgjoi. Rrahja vazhdoi përsëri dhe asaj iu bashkua edhe personi që bëri thirrjen për ta ndaluar.

Dikush kërkoi një peshqir dhe me të e godisnin në cdo pjesë të trupit. Një tjetër roje tërhoqi vëmendjen që të mos e godisnin në kokë.

Mësohet se drejtori i burgut hyri në qeli dhe kur pa i dënuari po dhunohej tha: “Kush ka për ta goditur, ta bëjë tani dhe të mbajë përgjegjësinë. Po vdiq, do të humbasim shtëpitë tona”.

Pas rrahjes Ilia është cuar në qelinë me kamera, me planin që të nesërmen të dërgohej në spital. Oficeri i shërbimit ishte shumë i shqetësuar dhe e ndiqte moment pas momenti reagimin e tij, derisa njoftoi se i dënuari kishte vdekur.

Sipas avokatit të të akuzuarve, gjithcka deri tani bazohet në dëshmitë e punonjësve të policisë që po hetojnë cështjen dhe jo në dëshmitë zyrtare të rojeve të burgut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat