Itali, pranga punëtorit shqiptar i gjenden 7 kg heroinë në garazh

Kronikë e zezë

Itali, pranga punëtorit shqiptar i gjenden 7 kg heroinë në garazh

Më: 6 prill 2014 Në ora: 09:45

Shtatë kilogramë heroinë i janë gjetur në garazh një punëtori shqiptar në Venezia të Italisë. Alban Hysa, 27 vjeç, punëtor me letra të rregullta është arrestuar ditën e djeshme nga policia, pas gjatë një kontrolli në banesën e tij. Heroina e pastër sipas policisë kishte vlerën e 800 mijë eurove.
Policia tha se, ka arritur tek 27-vjeçari Hysa duke hetuar një rrjet droge, të mirëorganizuar në Rivierë dhe në provincën e Padovës.

I riu, sipas policisë, duhet të konsiderohet si një nga personat kryesor të kësaj organizate që shpërndante heroinë. Droga e gjetur në gazash dhe stili i tij i jetës e tregojnë këtë gjë.

Veshje firmato, makina luksoze, pa shkuar asnjëherë në punë, por paratë vinin lehtësisht nga trafiku i drogës.

Në orët e para të mëngjesit policia kishte shkuar në banesën e tij dhe kishte pritur jashtë që të vinte. Pasi kishte mbërritur, ai kishte dalë pak më vonë dhe në këtë moment është arrestuar nga policia.

Gjatë kontrollit, në trup i kanë gjetur gjysëm kilogramë heroinë. Pastaj gjatë kontrollit në garazh kanë gjetur edhe pjesën të lëndës narkotike.

Policia ka bërë të ditur se, tani është duke hetuar për bashkëpunëtorët e shqiptarit të arrestuar si dhe rrjetin e trafikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat