Gjykatat, 14 lirime skandaloze vetëm në 2 muajt fundit të 2014

Kronikë e zezë

Gjykatat, 14 lirime skandaloze vetëm në 2 muajt fundit të 2014

Më: 6 prill 2014 Në ora: 07:51

Ekzekutimi me dhjetëra plumba, 36 ditë pas lirimit nga gjykata të administratorit të kompanisë “Gjini-Nika”, ka sjellë dhe reagimin e Gjykatës së Lartë, e cila ka shpjeguar se dosja penale në ngarkim të tij ishte në fazë gjykimi. Sipas reagimit të Gjykatës së Lartë, kolegji penal i kësaj gjykate ka vendosur pak ditë më parë të pranojë rekursin e prokurorisë në dhomën e këshillimit, duke e futur dosjen penale për caktimin e masës së sigurisë në fazë gjykimi.

Momentalisht sipas gjykatës dosja në ngarkim të Gjin Nikës, ndodhej në pritje të shqyrtimit gjyqësor. Mirëpo tashmë që i akuzuari për vrasje të mbetur në tentativë ndaj shtetasit Gentjan Kaçi është vrarë, kjo dosje pritet të tërhiqet nga prokuroria, duke vendosur pushimin përfundimtar të saj. Ndërkohë në 25 shkurt të këtij viti gjykata e Apelit Tiranë, vendosi lirimin e Gjin Nikës, i cili 36 ditë pas këtij vendimi mbeti i vdekur së bashku me shokun e tij Fabio Xhunga, si pasojë e një atentati mafioz të ngritur në afërsi të urës së Tapizës në Fushë-Krujës.

Rasti i Arben Gropës
Në reagimin e saj, Gjakata e Lartë ka shpjeguar dhe situatën se ku ndodhet çështja e të kërkuar të drejtësisë Italiane Arben Gropa, i cili u arrestua nga policia e Fierit dhe më pas u lirua nga gjykata e Apelit Vlorë. Rasti në fjalë është denoncuar nga gazeta “Shqiptarja.com”, ndërsa gjykata e Lartë shpjegon se tashmë kjo çështje ndodhet në pritje të gjykimit. Sipas burimeve të gjykatës, ditën e enjte të kësaj jave, trupi gjykues në dhomë këshillimi ka pranuar kërkesën e prokurorit, duke vendosur të kalojë për gjykim kërkesën për rikthimin në burg të biznesmenit Arben Gropa, që rezulton i dënuar me 32.6 vite burg nga drejtësia Italiane.

14 denoncimet
Në dy muajt e fundit janë liruar nga qelitë e burgut 14 persona, ku vetëm një gjyqtar në kavajë liroi 9 të arrestuar. “Shqiptarja.com” ka denoncuar në kohë të ndryshme disa vendime gjyqësore, që kanë favorizuar njerëz të fuqishëm të cilët janë arrestuar nga policia. Më konkretisht dy vite më parë policia ka arrestuar Fatmir Kajollin, biznesmenin dhe mikun e Fatmir Mediut me qëllim ekstradimin e tij, por gjykata e Fierit ka liruar dhe rrëzuar kërkesën për ekstradim.

Një tjetër rast është ai i benzesmnit të kompanive të basteve Gramos Murataj, i cili është arrestuar në Vlorë, por pas është liruar nga gjykata, duke sjellë dhe arratisjen e tij. Ekstradimi i Murataj ka dështuar. Rasti tjetër është ai i Arben Isufaj, për të cilin gjykata e Apelit, vendosi të ulë masën e qëndrimit në burg, bërë që në 9 prill Isufaj të përfitonte lirinë, nëse kërkesa e ekstradimit nga italia nuk do vinte deri në këtë date.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat