Aksident me një të vdekur në Kukës-Morinë

Kronikë e zezë

Aksident me një të vdekur në Kukës-Morinë

Më: 5 prill 2014 Në ora: 15:38

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Kukës-Morinë. Si pasojë e aksidentit, në të cilin është përplasur një fugon me një mjet tjetër, një person ka humbur jetën.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktimë është Gazmend Matmuja, mosha e të cilit nuk është bërë e ditur. Ai ka qenë pasagjer në automjetin, i cili ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës

Ndërkaq, policia e cila ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, ka nisur hetimet duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat