Gjykata e Lezhës ka vendosur masën arrest me burg për 19 vjeçarin Mariol Qose, i cili para një jave vrau aksidentalisht me automatik kushëririn e tij.
Qëllohet me armë nga kushëriri, humb jetën 19 vjeçari
Lezhë, 1 prill 2014, NOA.al- Një 19 vjecar ndërroi jetë në spitalin e Lezhës, pasi u plagos me armë zjarri nga kusheriri i tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, rreth 30 metra larg baneses së viktimës në fshatin Mërçin të Lezhës.
Viktima është Kristjan Prendi, 19 vjeç, i cili fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Forcat policore arrestuan autorin Mariol Qose 19 vjeç, pak minuta pas ngjarjes.
Dy të rinjtë po pastronin armën tip kallashnikov në momentin kur i riu ka qëlluar disa herë në gjoks Kristjan Prendin.
Më pas autori tentoi të fshehë krimin, duke zhdukur njollat e gjakut nga vendngjarja, por pas marrjes në pyetje nga policia deklaroi se gjithçka ndodhi nga pakujdesia.