Dënohet me 20 vite burg, mbyti vajzën me qumësht gjiri

Kronikë e zezë

Dënohet me 20 vite burg, mbyti vajzën me qumësht gjiri

Më: 5 prill 2014 Në ora: 11:52

E rëndë, por e vërtetë. Një grua nga Kalifornia e Jugut është dënuar nga Gjykata me 20 vite burg, pasi akuzohet se mbyti vajzën e saj me qumësht gjiri. Sipas ekspertizës, në qumështin e gjirit nëna kishte injektuar mbidozë të morfinës. Stephanie Greene 39 vjeçe, dyshohet se ka “mbytur” vajzën e saj 6-javëshe nëpërmjet një substance të transmetuar nëpërmjet qumështit të saj.

Vajza e saj, Alexis, kishte lindur e shëndoshë, por u gjet e vdekur në shtratin e prindërve të saj, vetëm 46 ditë pasi kishte lindur në nëntor të vitit 2010. Me këtë rast, Prokuroria duke dyshuar në vdekjen e vajzës, kishte filluar hetimet. Pas një autopsie të bërë, një patolog ka dëshmuar se është gjetur nivel i morfinës në trupin e foshnjës, e cila sipas tij mund të ishte vdekjeprurëse edhe për një të rritur, citon bw.
“Duke mos gjetur shenja gjilpëre në trupin e fëmijës, autoritetet kanë vlerësuar se droga mund të jetë injektuar nëpërmjet qumështit të nënës së saj”-bënë të ditur prokurori Barry Barnette.
Më tej, prokurori Barnette bën me dije se në një përmbledhje të shënimeve mjekësore të saj ishte vërejtur se kishte fshehur shtatzëninë nga mjeku i saj primar, në mënyrë që të vazhdojë me marrjen e barnave qetësues. Sipas tij, gjatë kësaj kohe përshkrimin nga mjeku e merrte burri i saj.
"Ajo ishte infermiere. Ajo e dinte si të veprojë. Ajo e shkaktoi humbjen e kësaj vajze", ka vlerësuar prokurori. Bëhet e ditur se pas vendimit të gjykatës, Stephani nuk ka dhënë ndonjë koment. Nga ana tjetër, avokati i 39-vjeçares, Rauch Wise, mendon se ky vendim është jo i drejt dhe bëri të ditur se do të apelojë vendimin në fjalë. Sipas tij, deri tani, asnjë nënë nuk është ndjekur penalisht në SHBA për vrasjen e fëmijës së saj nëpërmjet një substance të transmetuar nëpërmjet qumështit të saj. “Nuk ka dëshmi shkencore se mund të mblidhet morfinë e mjaftueshme në qumështin e nënës për të vrarë një fëmijë”- ka vlerësuar ai. Greene do të duhet të bëjë 16 vite punë të detyruar në burg, para se të kërkojë amnisti për falje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat