Franca arreston serbin e dyshuar për djegien e 59 personave

Kronikë e zezë

Franca arreston serbin e dyshuar për djegien e 59 personave

Më: 5 prill 2014 Në ora: 10:41

Policia franceze mëngjësin e djeshëm ka arrestuar shtetasin serb të Bosnjes Radomir Susnjar, i cili është i akuzuar për masakrimin e muslimanëve gjatë periudhës së luftës, 1992-1995 në Bosnje e Hercegovinë.
Sipas prokurorëve boshnjakë shtetasi Radomir Susnjar, është arrestuar me kërkesë të autoriteteve boshnjake. Ai pritet të ekstradohet në Bosnje për t'u përballur atje me akuzat për krime lufte. Ish-ushtaraku i kishte mbyllur viktimat brenda në një shtëpi dhemë pas i kishte djegur.

Susnjar akuzohet se është i përfshirë në vrasjen e 59 civilëve mysliman boshnjak në qytetin e Vishegradit në vitin 1992. Në mesin e viktimave kishte edhe gra e fëmijë, njofton REL.
Gjatë vitit të kaluar, Tribunali Ndërkombëtar ka dënuar dy ish-ushtarakë të Bosnjes të përfshirë në këtë krim, njërin me burgim të përjetshëm e tjetrin me 27 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat