Torturuan për vdekje Ilia Karelin, sot gjyqi për gardianët, pritet të kërkojnë falje

Kronikë e zezë

Torturuan për vdekje Ilia Karelin, sot gjyqi për gardianët, pritet të kërkojnë falje

Më: 5 prill 2014 Në ora: 09:01

Tetë thirrjet e para për kërkim falje nga 15 të tilla në total janë paraqitur në burgun Nigrita të Serres nga prokurori Gjeorgji Toutonutzi për 15 gardianët e akuzuar për dhunim në bashkëpunim të shqiptarit Ilia Kareli.
8 të akuzuarit do të dalin rreth orës 12:00 të mesditës në seancë gjyqësore, ku nisur edhe thirrja e drejtuar vetëm një ditë më parë nga Prokurori Toutonutzi, pritet që të kërkojnë falje për aktin e rëndë të tortures, që çoi në vdekjen e të burgosurit shqiptar, Kareli.
Zyrtarët e burgut nën akuzë pritet të kërkojnë dhe të marrin kohë për të përgatitur faljen e tyre në mënyrë që avokatët e tyre të ketë kohë për të marrë kopje të aktakuzës dhe për të përgatitur mbrojtjen e drejtorëve.
Lista e mësipërme nuk përfshin drejtorin e burgjeve të Nigritas , i cili përballet me akuza për kundërvajtje për strehimin një krimineli.
Nga hetimet e deritanishme për vrasjen e shqiptarit Ilia Kareli në burgjet greke, është mësuar se 42-vjeçari u rrah egërsisht nga 4 ish-komando.
Nga ekspertiza rezultoi se Kareli u qëllua në kafazin e kraharorit që ishte copëtuar, ndërsa u godit në shpinë dhe në thembrat e këmbëve me një kamxhik të improvizuar me një leckë të lagur dhe të lidhur nga të dyja skajet.
Prokurorët në Selanik thanë se ish-komandot përdorën arte marciale mbi Karelin, kur ai ishte i lidhur pas shpine, ndërsa gardianët “special” u filmuan në korridor, duke përgatitur dhomën e torturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat