Vrasja e Ilia Karelit, 15 gardianët e dyshuar dëshmojnë të shtunën

Kronikë e zezë

Vrasja e Ilia Karelit, 15 gardianët e dyshuar dëshmojnë të shtunën

Më: 4 prill 2014 Në ora: 20:07

15 gardianët e burgut Nigritas, që akuzohen për torturimin e të burgosurit shqiptar, Ilia Kareli do të dëshmojnë ditën e shtunë.
Sipas mediave greke ata do të paraqiten në hetuesi, por nuk pritet që nesër të merret ndonjë vendim pasi avokatët e tyre kërkojnë me shumë kohë të njihen me dosjet e akuzës.

Në listën e 15 të pandehurve, nuk përfshihet drejtori i burgut të Nigritas, i cili gjithashtu akuzohet për mbrojtje të personave që kryen një akt kriminal.

Në të njëjtën kohë po vazhdojnë hetimet edhe ndaj punonjësve të burgut të Malandrinos, ku Ilia Kareli vrau gardianin grek më 25 mars.

Sipas raportit mjeko-ligjor i burgosuri shqiptar, Ilia Kareli, është torturuar për më shumë se dy orë e gjysmë në burgun e Nigritës. Ai është futur në një dhomë pa kamera dhe është torturuar. Në të njëjtën dhomë janë gjetur edhe pika gjaku, të cilat sipas policisë greke rojet e burgut janë munduar t'i pastrojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat