Arrestohen 2 persona të akuzuar për trafikim ndërkombëtar

Kronikë e zezë

Arrestohen 2 persona të akuzuar për trafikim ndërkombëtar

Më: 4 prill 2014 Në ora: 17:52

Policia e Kufirit dhe Migracionit të Drejtorisë Rajonale të Shkodrës, ka sekuestruar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, 13 kilogram lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Droga e sekuestruar ndodhej në mjetin tip “Opel” me targe AA 108 IZ, që drejtohej nga shtetasi Arjan Gjergji 25 vjeç nga qyteti i Durrësit. Në mjetin e përbashkët me të cilin po udhëtonin të dy trafikuesit ndodhej edhe 40-vjeçari Bujar Vogli.

Mësohet se, nga informacioni i dhënë në mënyrë paraprake nëpërmjet rrugëve operative, u bë i mundur sekuestrimi i lëndës narkotike dhe i dy shtetasve durrsakë, të cilët tentuan të trafikonin drogën drejt shtetit italian.

Sipas burimeve policore, dy të arrestuarit nga kalimi i drogës do të përfitonin rreth 5.000 euro. Vetëm gjatë këtij viti nga policia e Shkodrës janë sekuestruar rreth 150 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, që kishin destinacion tregun evropian. Ndaj dy shtetasve nga Durrësi rëndon akuza e “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat