Vushtrri, digjet stalla në Bivolak

Kronikë e zezë

Vushtrri, digjet stalla në Bivolak

Më: 4 prill 2014 Në ora: 17:44

Në fshatin Bivolak të Vushtrrisë, sot e ka kapluar zjarri një stallë të kafshëve. Pas marrjes së informatave, në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë shpejtë zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Zjarri ka shpërthyer në ora 12:30, ndërsa pas daljes në vend të ngjarjes të zjarrfikësve të Vushtrrisë dhe Obiliqit, si dhe ndihmesës së bashkëfshatarëve, dëmet nuk kanë qenë shumë të mëdha, raporton portali Veriu.info.
Mësohet se dëmet që ky zjarr ia ka shkaktuar familjes së Jahja Klinakut, janë rreth 1 mijë euro.
Dyshohet se shkaku i zjarrit është rryma elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat