Dhunohet pronari i lokalit, vihen në kërkim 4 persona

Kronikë e zezë

Dhunohet pronari i lokalit, vihen në kërkim 4 persona

Më: 4 prill 2014 Në ora: 17:37

Pronari i një lokali në qytetin e Shkodrës, ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar nga katër persona, identitetet e të cilëve janë qartësuar nga autoritetet lokale.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Truma e Dugajve të Reja” në lagjen “Vasil Shanto” të qytetit të Shkodrës. Për katër shtetasit, të cilët janë implikuar në këtë ngjarje ka nisur një procedim penal, ata janë shpallur në ndjekje nga forcat policore.

Shtetasit Viktor M, 27 vjeç, Vincens M, 34 vjeç, Leonard M, 18 vjeç, dhe M. M. 16 vjeç kanë goditur me mjete të forta pronarin e lokalit, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Ndërkohë, Policia e Shkodrës bën të ditur se, po punohet në mënyrë intensive për të kapur katër personat e akuzuar, ndërsa materialet kaluan në Prokurori, për procedime të mëtejshme penale, në bazë të nenit 278, 274 dhe 25 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat