Atentati në Fushë Krujë, Gjin Nika dyshohet se ishte vrasës me pagesë (VIDEO)

Kronikë e zezë

Atentati në Fushë Krujë, Gjin Nika dyshohet se ishte vrasës me pagesë (VIDEO)

Më: 4 prill 2014 Në ora: 15:53

Gjin Nika i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme teksa po udhëtonte me mikun e tij me motor nga Fushë Kruja drejt Tiranës dyshohet se është vrasës me pagesë. Burime nga policia bëjnë të ditur se Gjin Nik dyshohet se ka kryer kryer vrasje me pagesë në Tiranë, Shkodër, Shijak, Pogradec, Bulqizë, Fier, Vlorë.

Po kështu dyshohet se 34 vjeçari është pjesë e grupit të xhihadistëve, që rekrutonte shtetas shqiptarë për t’i dërguar për luftë në Siri

Nika, biznesmen i kromit në Bulqizë së bashku me mikun e tij u ekzekutuan në një atentat mafioz që ndodhi mbrëmë pas mesnate në vendin e quajtur Ura e Tapizës në Fushë Krujë.

Policia e Durrësit përmes një deklarate për shtyp bëri të ditur sot paradite se viktimat janë ekzekutuar me automatik model 56 dhe në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja të kësaj arme.

Shënjestra e atentatit ka qenë Gjini Nika 34 vjeç si dhe Fabio Xhunga, 33 vjeç është banues në Kamëz. Vrasja e dyfishtë ka ndodhur ndërsa dy viktimat udhëtonin nga Tirana drejt Fushë Krujës me një motor në pronësi të Fabio Xhungës.

Biznesmeni i kromit Gjin Nikaj nuk është një emër i panjohur edhe për drejtësinë. Ai është vënë në pranga më 20 Janar 2014 pasi në ngarkim të tij kishte një vendim të gjykatës së Apelit që e dënonte në mungesë si autor i vrasjes së Qerim Markut, ngjarje kjo e ndodhur në Dibër më 2 shtator të vitit 2013.

Ndërkaq ndaj tij u ngrit edhe dyshimi se kishte ekzekutuar pranë shtëpisë së tij në rrugën “Mihal Grameno” biznesmenin e kromit në Bulqizë Hasan Talja.

Viktima kishte në pronësi disa biznese në vendlindjen e tij, në Bulqizë, mes tyre dhe disa galeri miniere.

Ndërsa ky zhinxhir vrasjesh ku viktima kanë mbetur biznesmenë të kromit në Bulqizë duket se ka nisur me ekzekutimin e 20 prillit të vitit që shkoi në Bulqizë, ku mbeti i vrarë Shefqet Shehu dhe u plagos vëllai i tij, Vehabi Shehu.

Pavarësisht dyshimeve ndaj tij duket se nuk ka pasur prova që e lidhin me vrasjet dhe disa javë më parë është lënë i lirë, ndërsa habit fakti se ndaj tij kishte një vendim apeli e megjithartë i riu ishte liruar.
Duket se atentatorët kanë studjuar të gjitha lëvizjet e tij me kujdes derisa i kanë zënë pritë duke e ekzekutuar dhe më pas janë larguar. Ndërkohë Policia e Tiranës ka shoqëruar shtetasin Gentian Kacaj si të dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Fushë Krujë. Sipas policisë, Kacaj dyshohet si autor i krimit pasi kishte hasmëri me biznesmenin Gjin Nika.

Policia e Durrësit: Janë shoqëruar 21 persona

Në datë 03.04.2013 rreth orës 23:40, në vendin e quajtur “Ura e Tapizës”, segmenti rrugor Fushë Krujë -Tiranë, teksa udhëtonin me një motocikletë tip “Yamaha” me targa “AA441″, janë vrarë me armë zjarri:
- Gjini Nika, 35 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar në vitin 2010 me 1 vit burgim për veprat penale “Mbajtje pa leje të municioneve luftarake” dhe “Plagosje të lehtë me dashje”, i dënuar me 2 muaj burgim për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”, si dhe i proceduar penalisht për vrasjen e mbetur në tentativë të datës 8 prill 2013 në Tiranë të shtetasit G.K.

- Fabio Xhunga, 33 vjeç, banues në Kamëz të Tiranë, i proceduar penalisht më parë për “Organizim të lotarive të palejuara”.

Me të marrë informacion drejt vendit të ngjarjes është nisur Grupi Hetimor, i cili ka kryer dhe po vijon veprimet e para. Përgjatë gjithë natës nga strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës dhe Komisariatin e Policisë Krujë ka vijuar me intensitet puna hetimore lidhur me identifikimin e pistave të mundshme të hetimit.

Nga tërësia e të dhënave të deritanishme hetimore të grumbulluara dyshimet kryesore lidhur me motivet dhe autorët e kësaj ngjarjeje bien mbi konfliktet që shtetasi Gjin Nika kishte pasur më parë për shkak të precendentëve të tij kriminalë.

Gjin Nika ishte arrestuar nga Policia e Tiranës në datë 21 janar 2014, si autor i dyshuar i vrasjes së mbetur në tentativë të datës 8 prill 2013 në Tiranë të shtetasit G.K. si dhe vrasjes së datës 17.01.2014 në Tiranë të shtetasit Hasan Talja. Ndaj tij Gjykata e Shkallës së parë të rrethit gjyqësor Tiranë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”. Por më pas Gjykata e Apelit e ka ndryshuar këtë masë, duke e lënë të lirë Gjin Nikën.

Pavarësisht kësaj tërësie të dhënash për përfshirje kriminale, hetimi i vrasjes së dyfishtë të ndodhur mesnatën e djeshme po vijon të hetohet me seriozitet nga Policia e Durrësit në funskion të ndëshkimit të autorëve të ngjarjes. Për këtë arsye gjatë natës dhe paradites së sotme janë shoqëruar 21 shtetas si dhe po vijon puna për grumbullimin e të dhënave të dobishme për hetimin e të dobishme për hetimin e çështjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat