Përdhunon vajzën 3 vjeç, asnjë ditë në burg

Kronikë e zezë

Përdhunon vajzën 3 vjeç, asnjë ditë në burg

Më: 1 prill 2014 Në ora: 10:36

Pranoi me gojën e tij se kishte përdhunuar vajzën 3 vjeçare, por për këtë vepër të rëndë nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Gjyqtari pavarësisht provimit të fajësisë vendosi që ta dënojë vetëm me 8 vite liri me kusht. Arsyeja?

“Protagonisti i abuzimit nuk është në gjendje që të përballojë burgun, pasi nuk është mësuar me një ambient të tillë”. Bëhet fjalë për Robert Richards IV, 47 vjeç nga New York.

Robert akuzohet se para gjashtë vitesh ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 3 vjeçare, por faktet për këtë rast janë zbuluar vetëm së fundmi.

Por pavarësisht se 47 vjeçari bëri gjithçka që çështja të mbahej larg mediave, çdo gjë u publikua nga bashkëshortja e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat