Gjakovë: Vrasja e dytë. Axha vret nipin

Kronikë e zezë

Gjakovë: Vrasja e dytë. Axha vret nipin

Më: 16 dhjetor 2013 Në ora: 20:25

(Eplotësuar) Njoftohet se kryesi i krimit të sontëm në fshatin Smolicë është shtetasi Abaz A.
Gjithashtu, njoftohet se Abaz A. ishte axha i viktimës. Nuk dihen ende motivet e vrasjes.

Gjakovë: Vrasja e dytë, sot. Vritet 30 vjeçari

Njësitë policore të Policisë Kosovës në Gjakovë,rreth orës 18:00 sot janë njoftuar për një rast vrasje me armë zjarri e cila ka ndodhur në Smolicë të Gjakovës.

Viktima ishte dërguar nga familjarët në emergjencen e spitalit rajonal Gjakovë dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e viktimës shtetasit shqiptar të Kosovës A.H. i moshës vjeq rreth 30, ndërsa i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes me armën me të cilën supozohet se ka kryer krimin.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Kanë arritur edhe njësitë tjera relevante të hetimeve dhe Kryeprokurorja e shtetit, konfirmon Policia e Kosovës përmes një komunikate.

Njësite policore menjëherë janë vu në kërkim të ketij te dyshuari, identiteti i të cilit është i njohur për hetuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat