Vrasje në Ranoc të Klinës

Kronikë e zezë

Vrasje në Ranoc të Klinës

Më: 18 janar 2013 Në ora: 12:56

Gjergj J., i lindur më 1961, është qëlluar për vdekje, me armë zjarri, të premten paradite, në fshatin Vranoc të Klinës. Policia ka arrestuar një person të dyshuar. Sipas hetimeve të para, incidenti ka ardhur pas një konflikti verbal dhe fizik ndërmjet të dyshuarit dhe viktimës.

Policia e Stacionit Policor në Klinë, të premten rreth orës 09:10, është njoftuar për një rast të vrasjes në fshatin Ranoc, të komunës të Klinës.

Viktimë e kësaj vrasjeje është Gjergj J. (1961), ka konfirmuar Xhevat Ibra, zëdhënës i policisë rajonale në Pejë. Ai është dërguar nga të afërmit e tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ku një mjek ka konstatuar vdekjen e shkaktuar nga arma e zjarrit.

Njësitë reaguese të policisë dhe hetuesit kanë arritur në vend të ngjarjes dhe kanë arrestuar edhe personin e dyshuar, shtetasin N. J. (1961), të cilit i është konfiskuar edhe arma e zjarrit, për të cilën dyshohet se e ka përdorur në rast, ka bërë të ditur zëdhënësi Ibra.

“Njësitet përkatëse kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, përderisa në vendngjarje kanë arritur edhe hetuesit përkatës të Njësitit të Hetimeve Rajonale, dhe nën mbikëqyrje të prokurorit të çështjes kanë filluar këqyrjen e vendit për të mbledhur prova dhe dëshmi rreth vrasjes”.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se deri të incidenti kishte ardhur pas një konflikti verbal dhe fizik në mes të dyshuarit dhe viktimës.

Trupi i pajetë, me vendim të prokurorit është dërguar për ekzaminim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat