Policia: Barjaba u arrestua pas vjedhjes në qendrën tregtare

Kronikë e zezë

Policia: Barjaba u arrestua pas vjedhjes në qendrën tregtare

Më: 4 janar 2013 Në ora: 10:28

Kosta Barjaba, 52 vjeç, si dhe gruaja e tij Fatbardha Barjaba, 52 vjeç, dhe vajza e tyre Joniada Barjaba, 23, u arrestuan më 27 dhjetor. “Ata morën disa artikuj nga një dyqan i Nordstrom-it në Qendrën Tregtare Stanford”, tha zyrtarisht zëdhënësi i policise, Sean Doëney.
“Të tre hynë në Nordstrom në fillim të pasdites dhe vëzhguesit e parandalimit i thanë policisë së familja u largua me një qese që përmbante veshje burrash dhe pastaj u kthye në dyqan ne një kohë të dytë me qese”, shprehet zëdhënësi Doëney
Oficerët parandalimit panë se Barjaba mbante një çantë trajneri me vlerë $ 238. Me ta pikasuar, oficerët amerikanë u përpoqën t’i ndalonin ata jashtë dyqanit. Por, babai Kosta Bajraba hodhi qesen e artikujve përsëri në dyqan dhe u largua bashkë me gruan, ndërsa oficerët mundëm të kapnin të bijën.
“Rreth orës 02:00, oficerët e Palo Alto kanë gjetur dhe kanë arrestuar gruan, e cila gjendej jo shume larg Nordstrom-it. Pas kësaj policia ka marrë një telefonatë nga babai, i cili ka raportuar gruan e tij dhe vajzën si persona të zhdukur. Oficerët arrestuan babait, pasi iu përgjigjur thirrjes së tij” , thuhet nga zëdhënëis i policisë.
Të tre të dyshuarit janë akuzuar me dy akuza për vjedhje, nga një akuzë për secilën xhiro bënë në dyqan si dhe akuzën për të kryer komplotin deri në vjedhje.
Një person është i ngarkuar me akuzën e vjedhjes edhe në qoftë se ata e kthejnë atë që vodhën. Bëhet e ditur se të të tre të dyshuarit janë dërguar në institucionet përkatëse në qytetin Dua dhe u liruan më vonë me kusht.
Të tre anëtarët e familjes janë qytetarë të Shqipërisë, por vajza ka një adresë si banuese në Stanford, tha zëdhënsi Downey.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat