Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes në Yzberisht

Kronikë e zezë

Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes në Yzberisht

Më: 24 tetor 2012 Në ora: 10:46

Policia e Tiranës njofton se ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së 53-vjeçarit në një market në Yzberisht.

Policia sqaron se autori i dyshuar është shtetasi Jashar Meta, ndërsa është arrestuar më 6 tetor për armëmbajtje pa leje. Arrestimi i tij është bërë pas kallëzimit të gruas së viktimës. Mësohet se blute e komisariatit nr.3 kanë gjetur armën e krimit në banesën e të dyshuarit, ndërkohë që hetimet për ngjarjen vijojnë.

NGJARJA
Petrit Kurti, 53 vjeç, u ekzekutua mesnatën e 23 gushtit në marketin "Nelaj", pronë e kunatit të tij në Yzberisht të Tiranës. Një person hyri në ambientet e marketit dhe pasi u përlesh me Kurtin në sytë e bashkëshortes së këtij të fundit, e qëlloi për vdekje me dy plumba pistolete. Pamjet e filmuara nga kamera e sigurisë së marketit, ku në to shfaqen lëvizjet e vrasësit, dëshmojnë për një ekzekutim për motive grabitjeje.

Në pamjet e shpërndara nga policia, shfaqet ekzekutori, që është një djalë i ri rreth 25 vjeç, i gjatë, me tipare brune, veshur mban një palë xhinse, një bluzë blu, ndërsa në kokë mban kapelë me ngjyrë të kuqe. Gruaja e viktimës është e vetmja që mund ta identifikojë vrasësin, pasi ka qenë në market kur agresori i qëlloi për vdekje njeriun e jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat