Durrës, përplaset nga makina, humb jetën 20 vjeçari

Kronikë e zezë

Durrës, përplaset nga makina, humb jetën 20 vjeçari

Më: 24 tetor 2012 Në ora: 09:56

Gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së martë, në autostradën Durrës-Tiranë, një kalimtar u aksidentua për vdekje. Aksidenti ndodhi pranë mbikalimit të ‘Shën Vlashit’.

Viktima është 20 vjeçari Marjol Pulaku, trupi i pajetë i të cilit u gjet nga banorët e zonës, ndërsa autori i ngjarjes është larguar me mjetin e tij.

Policia po punon për identifikimin e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat