Greqi: Humb jetën shqiptari, po riparonte kubenë e një kishe

Kronikë e zezë

Greqi: Humb jetën shqiptari, po riparonte kubenë e një kishe

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 19:08

Një punëtor shqiptar në Greqi, ka vdekur tragjikisht, ndërsa ishte duke punuar.

Shqiptari 28-vjeçar ishte duke punuar për riparimin e kubesë së kishës, në rajonin Trigono të qytetit të Artës, kur u rrëzua nga një lartësi e madhe, transmeton BW.

Pas rrëzimit, 28-vjeçari u dërgua menjëherë në Spitalin e Artës, por mjekët nuk mundën ta mbajnë në jetë.
Mësohet se punëtori shqiptar 28 vjeç ishte baba i tre fëmijëve të mitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat