Krujë, burri qëllon gruan me sëpatë

Kronikë e zezë

Krujë, burri qëllon gruan me sëpatë

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 17:33

Një tjetër krim brenda familjes i shtohet listës së grave të dhunuara nga bashkëshortët e tyre. Ngjarja ka ndodhur në Krujë, ku burri ka qëlluar me sëpatë gruan e tij.

Sipas të dhënave të para, autori është identifikuar si Bashkim Zogu, 34 vjeç. Si pasojë e goditjes me sëpatë, gruaja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Policia e mbërritur ne vendin e ngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Dyshohet se shkak i ngjarjes të jetë bërë xhelozia, por hetimet me siguri do të sqarojnë më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat