Gjendet një i vdekur në aksin Shkodër-Vau i Dejës

Kronikë e zezë

Gjendet një i vdekur në aksin Shkodër-Vau i Dejës

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 17:00

Policia e Shkodrës njofton se ka gjetur të vdekur anës rrugës një shtetas të identifikuar si Vladimir Mustafa. Sipas policisë, Mustafa u gjet në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës, ndërsa mësohet të ketë qenë duke ecur me motoçikletë, ka transmetuar BW.

Blutë e qytetit verior dyshojnë se vdekja e tij mund të ketë ardhur si pasojë e ndonjë infarkti, por nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë aksidenti me motoçikletë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat